Policia e Maqedonisë së Veriut ka dënuar 133 shoferë në territorin e Shkupit për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ngasjes së veturës.
Raportohet që 63 e dënimeve janë për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Derisa tre tjera për tejkalim të semaforit në ngjyrë të kuqe.
Policia ka regjistruar edhe raste si ngasja e veturës pa leje dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.