Dje 177 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkupi

Dje 177 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (15.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 gjoba.

Prej tyre 59 për drejtimin e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 9 gjoba për automjete të paregjistruara, 8 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 48 masa për parkim të paligjshëm.

“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat