Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në bulevardin 8 shtaatori në Shkup në afërsi të fakultetit pedagogjik.
Nga fotografitë shihet se bëhet fjalë për makinë „Citroen“, e cila për arsye të panjohura ka hipur mbi betonin i cili i ndan korsitë.
Në afërsi ka edhe kalim për këmbësorë.
Për tani nuk ka informata se a ka viktima në këtë aksident trafiku.