Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar se pas alarmit për bombë në qendër të Shkupit, ka konstatuar se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm.
Ajo ka kryer të gjitha kontrollet dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.
Ndërkohë, sipas MPB-së, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion të rrejshëm dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.
Si pasojë e alarmit për bombë, një pjesë e rrugëve në qendër të Shkupit ishte bllokuar për qarkullim.