Shkup: 197 gjoba për shoferët, 49 në gjendje të alkoolizuar

Shkupi

Shkup: 197 gjoba për shoferët, 49 në gjendje të alkoolizuar

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (25.12.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba, nga të cilat 49 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 37 gjoba për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar.

“Janë vendosur tetë gjoba për përdorimin e celularit, shtatë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për kalim në dritën e kuqe të semaforit”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat