140 gjoba vetëm në territorin e Shkupit

Shkupi

140 gjoba vetëm në territorin e Shkupit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (29.12.2021) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.

Siç njoftojnë nga MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 gjoba, nga të cilat 34 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 21 masa për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 17 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer.

“Pesë masa janë vendosur për automjetet e paregjistruara, katër sanksione për mosdhënie përparësie për këmbësorët.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat