Gjysma e Shkupit mbetet pa energji elektrike

Shkupi

Gjysma e Shkupit mbetet pa energji elektrike

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Pasditen e sotme gjysma e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike.

Gjegjësisht, sipas informacioneve, rrymë nuk ka në Karposh, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Novo Lisiçe, Aerodrom dhe Zelenikovë.

Për momentin nuk dihen arsyet që kanë çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike.

Në rrugë gjithashtu nuk funksionojnë semaforët, si pasojë pritet të ketë komunikacion të vështirësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat