Murtezani: Faktori njeri nuk është shkak për ndërprerjen e rrymës në Shkup

Shkupi

Murtezani: Faktori njeri nuk është shkak për ndërprerjen e rrymës në Shkup

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 11:21
Orhan Murtezani

“Defekti i largpërçuesit, trafostacioni Shkupi 4 në drejtim të trafostacionit Bunarxhik dhe zjarrit në afërsi të trafostacionit kanë qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dje në Shkup”. Kështu thotë drejtori i përgjithshëm i “AD MEPSO”, Orhan Murtezani.

Ai në intervistë, theksoi se këta faktorë shkaktuan ndërprerjen e dy transformatorëve 400 kV, por, siç tha ai, dispeçerët menjëherë kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe për më pak se një orë janë furnizuar me rrymë pjesa më e madhe e Shkupit.

Sipas tij, përjashtohet mundësia që shkaku i defektit që la dje kryeqytetin pa energji elektrike të jetë faktori njeri.

“Sipas ekspertizës së shërbimeve, ky është një defekt që shfaqet herë pas here dhe gjasat që shkaku i defektit të jetë faktor njerëzor janë minimale, pasi pasojat mund t’i kushtojnë me jetë. Ky është një defekt standard që shfaqet herë pas here”, tha Murtezani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat