Shkup: 137 gjoba në komunikacion, 41 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Shkup: 137 gjoba në komunikacion, 41 për vozitje të shpejtë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (02.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB informojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, nga të cilat 41 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

“Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit, 3 sanksione për foli të pacertifikuara të vendosura (xhama të errësuar), katër për kalim në sinjal të mbyllur të semaforit, 43 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat