Ministria për Punë të Brendshme informon se ka arrestuar dy persona, të dyshuar për plaçkitjen e sotme të një banke në Shkup.
Bëhet fjalë për N.Sh. (24) dhe S.B. (32), të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në grabitjen e sotme.
E cila u raportua në orën 12.35 në një filial banke në zonën e Qendrës kur tre persona me kërcënim me armë u morën para punonjësve të bankës.
Nga MPB thonë se po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.