Në Shkup janë gjobitur 137 vozitës, 36 për vozitje të shpejtë

Shkupi

Në Shkup janë gjobitur 137 vozitës, 36 për vozitje të shpejtë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (16.03.2022) ka vijuar me e kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, nga të cilat 36 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër sanksione për automjete të paregjistruara.

“Katër masa janë vendosur për përdorim të celularit, katër sanksione për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, 42 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat