Ministria e Punëve të Brendshme njofton se djeshme në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 18.00, në territorin e SPB Shkup është kryer kontroll i përforcuar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave
Sipas MPB, janë sanksionuar 37 persona.
Nga këta, 19 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë gjatë drejtimit të mjetit.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.