Qeveria në seancën e sotme miratoi tekstin e Projektligjit për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të autostradës TEN-T nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, i cili do të përmbyllet ndërmjet Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
Qëllimi i këtij Projektligji për garanci është që të ofrohet mbështetje financiare për projektin, përkatësisht ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Bllacë – Shkup.
Ndërtimi do të jetë në gjatësi prej rreth 10.5 km, me çka do të përmirësohet dukshëm lëvizshmëria dhe tregtia, shkëmbimi, siguria rrugore, do të shkurtohet edhe koha e udhëtimit, mundësitë për zhvillim social-ekonomik do të rriten, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.