Në rrugën Fustanska në Shkup, mbrëmë në ora 20:45, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar F.I. (40) nga Shkupi.
Ai me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës, për shkak të arratisjes nga burgu.
Ministria e Brendshme njofton se personi është dorëzuar në burg për vuajtje të dënimit me burg.
Vijon..