Raportim i ri për bombë në shkollën e mesme “Nikolla Karev” në lagjen “Karposh 3” të Shkupit.
Nxënësit thanë për “Lokalno” se gjatë orës së parë të turnit të dytë, nga sigurimi iu tha që të largoheshin nga shkolla pasi nuk ishte e sigurt.
Ministria e Brendshme tashmë ka dalë me një raport zyrtar.
“Sot (28.10.2022) në SVR Shkup rreth orës 14:00 është raportuar se në emailin e një shkolle në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollës dhe kontrolle antiterroriste, si dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.