153 gjoba për shoferët në Shkup

Shkupi

153 gjoba për shoferët në Shkup

Më: 6 janar 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (05.01.2023) ka vijuar me kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 27 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), tri sanksionet për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, katër masa për rirregullim të paligjshëm të automjeteve”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat