Një pacient shtatëdhjetë e tetë vjeçar ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë në spitalin geriatrikë në Gjorçe Petrov.
Siç njofton MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje në ora 18:15.
“Dje në ora 18:15 në SPB Shkup është raportuar se në Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori Shkup” në zonën e Gjorçe Petrovit nga një lartësi ka rënë pacienti i tyre M.S.(78) nga fshati Ivankovci i Velesit. “Vdekja është konstatuar nga mjeku i Urgjencës”, thonë nga MPB.
Deri më tani nuk ka të dhëna se si është rrëzuar burri dhe nga cili kat.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.