MPB njofton se sot policia ka ndaluar dy të mitur të cilët dyshohen për vjedhje.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, sot (03.05.2023) zyrtarët policorë nga DPB Karposh ua kanë ndaluar dy të mitur nga Shkupi. Ata dyshohet se me datë 02.05.29023 kanë marrë disa objekte nga një depo e një personi juridik në rrethinën e Karposhit dhe ia kanë shitur S.H.(48) nga Shkupi.
Sendet e sekuestruara i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor në Shkup.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të tyre do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.