Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 163 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 163 masa, nga të cilat 54 masa për tejkalim të shpejtësisë, katër masa për parakalim të paligjshëm dhe 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer.
Katër masa janë shqiptuar për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Ndersa, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.