Mbrëmë në SPB Veles është denoncuar se në autostradën Shkup – Veles, makina “Opel Corsa” e drejtuar nga S.N (30) ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident jetën e ka humbur S.N, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar nga Ndihma e Shpejtë.
Ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë B.P.(19) dhe një e mitur 16-vjeçare, të dy nga Velesi, të cilët janë dërguar në spitalin e Velesit për mjekim.
Vendin e ngjarjes e kanë kontrolluar ekipi i SPB Veles dhe Prokuroria Publike, me urdhër të të cilit trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.