Shkupi ende nuk e ka zgjidhur problemin me transportit publik

Shkupi

Shkupi ende nuk e ka zgjidhur problemin me transportit publik

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Transporti publik në Shkup për gjysmë viti është pranë kolapsit, pasi prishën marrëveshjen me transportuesit privat. Ndërmarrja Publike e Komunikacionit në Shkup po i ndërmerr linjat që kishin transportuesit privat, por për shkak të mungesës së autobusëve, qytetarët shprehen të pakënaqur se me vite presin autobus.

Bashkia e Shkupit gjatë muajve të kaluar shpalli thirrje publike, por konkurset dështonin për arsye se askush nuk paraqitej. Megjithatë, në thirrjen e fundit publik, siç njoftuan nga Bashkia e Shkupit, janë paraqitur disa firma.

Edhe pse kaluan dy javë që kur janë hapur ofertat, ende nuk ka asgjë zyrtare nga Bashkia e Shkupi dhe ende nuk dihet nëse do të tejkalohet me kaosin e transportit publik vonon qytetarët.

Kujtojmë se në thirrjen e katërt publik kërkoheshin transportues për tre paket linja. Në paket linjën e parë ishin numrat 23, 45, 61, 63 dhe 73, për të cilën nevojiten 35 autobusë dhe 76 shoferë. Paket linja e dytë ka të bëjë me linjën 9, 11, 11a, 12, 47a dhe 55 për të cilën nevojiten 39 autobusë dhe 83 shoferë dhe në paket linjën e tretë përfshihen linja 19, 20, 22, 52 dhe 54 për të cilën nevojiten minimum 41 autobusë dhe 87 shoferë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat