Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejt 211 shkelje të rregullave të trafikut.
Prej tyre: 70 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 21 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 2 për vozitës fillestar.
Ndersa, 6 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.