Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë diku rreth orës 20:30 , policia ka privuar nga liria 40 vjeçarin T.B. nga Shkupi.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen Aerodrom, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar:
Një peshore digjitale dhe marijuhanë.
T.B. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.