Arsovska kërkon që përsëri të vendoset përmendorja e Qosetos në Shkup

Shkupi

Arsovska kërkon që përsëri të vendoset përmendorja e Qosetos në Shkup

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:30
Danella Arsovska

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska riaktualizon kërkesën për përmendoren e revolucionarit kontrovers maqedonas Andon Llazov Qoseto.

Arsovska ka dorëzuar nismën në Këshillin e Qytetit të Shkupit për vendosjen e serishme të përmendores së Qosetos në një lokacion tjetër, përkatësisht mes bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe “Bellasica”. Në një arsyetim me shkrim nga Qyteti i Shkupit thonë se bëhet fjalë për figurë të rëndësishme historike dhe një ndër revolucionarët më të mëdhenj maqedonas, përmendorja e të cilët sipas komunikatës u hoq në mënyrë tinëzare nga udhëheqja e mëparshme./telegrafi

Arsovska thotë se nuk do të lejojë që përmendorja e Qosetos të ndryshket dhe kërkon që nisma sa më shpejtë të vendoset në rend dite dhe të votohet. Përmendorja e Qosetos u hoq nga afërsia e kompleksit të Gjykatave me urdhër të Inspektoriatit të Ndërtimit të Komunës Qendër 5 vite më pare, pas konstatimit të shkeljeve të shumta ligjore.

Kohë më parë Arsovska bëri përpjekje që përmendorja të kthehet në vendin e njëjtë duke dorëzuar kërkesë në komunën Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat