MPB dje ka kryer bastisje në Shkup, ku ka kapur disa sasi të lëndëve narkotike.
“Me datë 17.11.2023 në Shkup, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale në kuadër të MPB-së kanë ndaluar K.K.(35) nga Shkupi dhe LJ.B.(30) nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.
Gjegjësisht, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, nga punonjësit e policisë është kryer kontroll tek K.K. pranë shtëpisë së tij ku u gjetën 50 pilula ekstazi, kokainë dhe një pako me drogën sintetike kristal.
Më pas me urdhër të gjykatës i është kontrolluar shtëpia dhe janë gjetur sende që lidhen me krimin”, njoftojnë nga MPB.