175 gjoba për shoferët në Shkup, 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

175 gjoba për shoferët në Shkup, 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.02.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba, nga të cilat 72 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 32 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 6 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat