Në Shkup janë sanksionuar 137 vozitës, 67 për shpejtësi tej normave të lejuara

Shkupi

Në Shkup janë sanksionuar 137 vozitës, 67 për shpejtësi tej normave të lejuara

Më: 8 prill 2024 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (04.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, nga të cilat 67 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor i kuq, 9 masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat