MPB: 124 shoferë të gjobitur në Shkup

Shkupi

MPB: 124 shoferë të gjobitur në Shkup

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 09:10
Policia

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 gjona, nga të cilat gjashtë për vozitje pa patentë shofer, gjashtë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

“Gjashtë gjoba janë vendosur për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, shtatë gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë. Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat