Bastisje për narkotikë në Shkup, arrestohet 43 vjeçari

Shkupi

Bastisje për narkotikë në Shkup, arrestohet 43 vjeçari

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 11:16
Ilustrim

Me datë 19.07.2024 në ora 15:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm në SPB Shkup dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një lëndë narkotike e bardhë dhe një peshore dixhitale me mbetje narkotike.

Personi është ndaluar në komisariat.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat