Me datë 19.07.2024 në ora 15:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm në SPB Shkup dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një lëndë narkotike e bardhë dhe një peshore dixhitale me mbetje narkotike.
Personi është ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.