Në kontrollet në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 103 masa, informuan sot nga MPB.
Trembëdhjetë masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave.
Kurse, tetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së qarkullimit, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.