Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, nga të cilat 9 për vozitje pa patentë shofer, 42 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tri masa për mospërdorim të rripit të sigurisë.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.