Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 gjoba, nga të cilat 8 për vozitje pa patentë shofer, dhjetë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 15 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, tri gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.