SPB Shkup: Janë dënuar 123 shoferë, prej tyre 37 për vozitje të shpejtë

Shkupi

SPB Shkup: Janë dënuar 123 shoferë, prej tyre 37 për vozitje të shpejtë

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 123 kundërvajtje.

Prej të cilave 37 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat