Shqiptohen 115 masa në Shkup, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 115 masa në Shkup, tetë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 115 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 115 masa, nga të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Pesë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, pesë për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB thonë kontrollet në komunikacion do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat