Arrestohet një 30-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër qendror

Shkupi

Arrestohet një 30-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër qendror

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 11:17
Ilustrim

Sot (30.07.2024) rreth orës 07:15 në rrugën “Otokar Kershovani” në Shkup, zyrtarët policorë të ekipit operativ të kërkimit kanë arrestuar A.B. (30) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit.

Ai kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e 10 muaj për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat