Mbi 140 pako me drogë janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçares nga Shkupi (R.XH.).
Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit janë gjetur: 73 pako me marijuanë, 56 pako me lëndë pluhuri kafe, 13 pako me lëndë pluhuri të bardhë, 14 tableta, një qese e madhe me lëndë pluhuri kafe dhe para në prerje të ndryshme me vlerë të përgjithshme prej 9060 euro dhe 14100 denarë.
“R.XH. është ndaluar së bashku me M.A. (37) nga Shkupi”, thonë nga MPB.
Ndaj saj është dorëzuar kallëzim penal pas procedurës së shpejtë, ndërsa gjyqtari i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.