Policia bastis një banesë në Shkup, tek një 25-vjeçar u gjet drogë

Shkupi

Policia bastis një banesë në Shkup, tek një 25-vjeçar u gjet drogë

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 10:21
Ilustrim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër dy personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale si bashkëkryetarë – Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni. 215 paragrafi 1, dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Policia më 1 gusht ka gjetur gjithsej 85,31 gramë lëndë narkotike – marihuanë, të paketuar në pesë thasë më të vegjël, në banesën ku ndodhej 25-vjeçari i arrestuar në bulevardin “Partizani” në Shkup.

I dyshuari dhe bashkëkryerësi i tij 26-vjeçar së bashku mbanin drogën e destinuar për shitje të paautorizuar. Ata kanë gjetur edhe para të gatshme në euro dhe denarë, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga shitja e paligjshme e drogës.

Gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin i cili më parë ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër, si dhe propozim për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat