Disa ditë më parë, ka ngordhur një elefant në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, për të cilin nuk është njoftuar opinioni.
Prej disa ditësh u bënë plane sesi do të nxirrnin kafshën e ngordhur nga kopshti dhe ku do ta varrosnin.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 ka nisur aksioni për largimin “e qetë” të elefantit.
Sipas pamjeve të “Skopje1”, me dy ekskavatorë dhe një kamion elefanti është nxjerrë nga kopshti zoologjik.
Sipas informacioneve elefanti është dërguar në deponinë e Drislës.
Ndryshe, në tri vitet e fundit, të tria gjirafat kanë ngordhur njëra pas tjetrës, pa arritur moshën e vjetër në kopshtin zoologjik të Shkupit.