Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i pastër, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Sipas raportit javor laboratorik për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Departamentin e Kontrollit Sanitar, i bërë nga data 5 gusht deri më 9 gusht të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Për analizë janë marrë 213 mostra për fiziko-kimike dhe 213 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit.