Spërkatje me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit.
Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit.
“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve.