Kushovski: Shkupit i mungojnë 40 autobusë

Shkupi

Kushovski: Shkupit i mungojnë 40 autobusë

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP), Dragi Kushovski, në intervistë për MIA-n, konfirmoi se për momentin qarkullojnë numër i pamjaftueshëm i autobusëve për të plotësuar itinerarin e vozitjes dhe u bëri thirrje institucioneve t’u dalin në ndihmë për rinovimin e automjeteve së të NQP-së.

Orari i vozitjes ndryshon në varësi të asaj se sa autobusë ka në dispozicion NQP në baza ditore, shprehet Kushovski, duke bërë të ditur se ndërmarrja përballet me mungesë prej 40 autobusësh për të plotësuar itinerarin veror të vozitjes. Për momentin, NQP ka rreth 190 autobusë, ndërsa duhen 235 autobusë për të plotësuar orarin veror të vozitjes.

“Shpresoj se institucionet do të gjejnë forcën për të ndihmuar NQP-në, sepse me këtë flotë nuk mund të mbulojmë linjën ekzistuese të orarit dimëror të vozitjes.

Nuk jemi as afër mbulimit të atij orari dimëror të vozitjes. Jemi duke bërë disa optimizime brenda ndërmarrjes, nuk e di nëse do të kemi kohë të mjaftueshme për të filluar optimizimin e itinerareve dhe nuk e di nëse do të kemi kohë të mjaftueshme për t’i bërë ato deri më 1 shtator, sepse çdo optimizim i orarit duhet të kalojë përmes Këshillit të Qytetit të Shkupit”, tha Kushovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat