MPB me detaje rreth gjuajtjes me armë në Shkup, një person ka përfunduar në spital

Shkupi

MPB me detaje rreth gjuajtjes me armë në Shkup, një person ka përfunduar në spital

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 10:17
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se një person ka mbetur i plagosur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Çento të Shkupit.

“Më 19 gusht 2024, rreth orës 20:50, në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, nga një veturë e udhëtarëve në lëvizje, është shtënë me armë zjarri në automjetin e udhëtarëve “Pasat” me targa austriake.

Një person është lënduar dhe është transportuar në Qendrën Klinike”, njofton MPB.

Nga aty shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat