Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme

Shkupi

Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 11:44
Pamje nga Shkupi

Pas vrasjes që ndodhi pak orë më parë në parikngun e qendrës tregtare “Mavrovasja”, policia tanimë është vënë në kërkim të autorit edhe me helikopter.

Poashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë dhe disa lagje tjera.

Sipas disa informatave, në kërkim është edhe një makinë “Audi” e zezë pa targa.

Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një avokat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat