NQP: Mashtrohen qytetarët me kartelën elektronike të autobusëve publik në Shkup, rasti raportohet në MPB

Shkupi

NQP: Mashtrohen qytetarët me kartelën elektronike të autobusëve publik në Shkup, rasti raportohet në MPB

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” sot pasdite i njofton qytetarët se është konstatuar mashtrim me kartelën elektronike “skopska” në rrjetet sociale, rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“NQP “Shkup” konstatoi lajm të rremë se është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “skopska”, e publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur “Karta e transportit të Qytetit të Shkupit”.

Bëhet fjalë për mashtrim me link të rremë, që vjedhë të dhënat nga kartat e pagesave të qytetarëve”, shkrun në ueb faqen e ndërmarrjes.

Mashtrimi, siç thuhet, është raportuar në MPB dhe ndërmarrja pret veprime të shpejta nga autoritetet për gjetjen e autorëve, si dhe marrjen e menjëhershme të të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e NQP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat