Bashkia e Shkupit nëpërmjet një kumtese për media thotë e OBRM-PDUKM-ja në vend të konstruktivitetet, po ikë nga përgjegjësia. Prej atje thonë se partia në pushtet dëshiron të krijojë kaos kudo që nuk ka interes partiak.
“E vërteta është se OBRM-PDUKM, e cila është në pushtet në qytetin e Shkupit për të tretin vit, nuk voton për investime, nuk voton projekte, bllokon programet e punës dhe këshilltarët në vend që të punojnë luajnë ikebanë në Këshillin e Shkupit për 500 euro për seancë për t’ua përkeqësuar jetën shkupjanëve”, thuhet në njoftimin e Departamentit për marrëdhënie me publikun nga Bashkia e Shkupit.
“OBRM-PDUKM-ja nuk duhet të ankohet për fatkeqësinë mjedisore në Tetovë, Gostivar, Radovish, Manastir, Prilep, Koçan. Ata heshtin për gjendjen katastrofike në komunat ku kanë kryetar bashkie, mazhorancë në këshilla dhe drejtorë të tyre. Heshtin për Shtipin, ku me muaj të tërë nuk paguheshin punëtorët e NP “Isar”, për shkak se kryetari ndërroi 5 drejtorë.
Është koha që OBRM-PDUKM të marrë përgjegjësi për situatën në qytetin e Shkupit dhe përfundimisht të zhbllokojë Këshillin, në vend që të parazitojë për 500 euro”, thonë nga Bashkia e Shkupit.