Aksident në Shkup, lëndohet një e mitur dhe një 23-vjeçar

Shkupi

Aksident në Shkup, lëndohet një e mitur dhe një 23-vjeçar

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë, ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur dhe një djalë 23-vjeçar.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rrugës për në Vodno.

“Dje në ora 22:30 në Shkup është raportuar se në rrugën lokale që çon në Vodno, automjeti i udhëtarëve “Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga A.K.(23) nga Shkupi ka dalë nga rruga”.

“Nga aksidentet me lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga Shkupi, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Hetim është kryer nga ekipi i SPB Shkup”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat