MPB Maqedoni njofton se në një aksident që ka ndodhur mbrëmë, ka mbetur i plagosur rëndë një i mitur dhe një djalë 23-vjeçar.
Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rrugës për në Vodno.
“Dje në ora 22:30 në Shkup është raportuar se në rrugën lokale që çon në Vodno, automjeti i udhëtarëve “Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të Shkupit i drejtuar nga A.K.(23) nga Shkupi ka dalë nga rruga”.
“Nga aksidentet me lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga Shkupi, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Hetim është kryer nga ekipi i SPB Shkup”, njofton MPB.