NTP Shkup njofton se me rastin e festës fetare të “Bogorodica e Madhe”, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.
Përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 51, 55, 55c, 56, 56a, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.
Në datën 28 gusht, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të jenë në shërbim në: Qendra e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregun e Gjelbër.
“Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10-20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19-19:30 dhe udhëtimin e fundit nga lart-poshtë në orën 19:45”, njoftojnë nga NTP Shkup.