Nesër pa rrymë një pjesë e Shkupit, po intervenohet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike

Shkupi

Nesër pa rrymë një pjesë e Shkupit, po intervenohet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 21:55
Ilustrim

Nesër pa rrymë nga ora 08:00 deri në ora 11:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga Oslo, ndërsa nga ora 10:30 deri në 14:00 edhe shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës “Budimpeshtanska” në Komunën e Karposhit.

Dhe nga ora 08:00 deri në 11:30 shfrytëzuesit një pjesë e zonës ekonomike në lagjen Vizbeg, gjegjësisht objektet në afërsi të kompanisë – Poliesterdej në Komunën Butel.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit informoi se pas njoftimit të marrë nga EVN.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat